Informaliteti në turizëm shtyn qeverinë të rishikojë ligjet! Do reformohet taksa e fjetjes në hotele

Qeveria ka vendosur ta ndryshojë mënyrën e vjeljes së taksës së fjetjes në hotel, me qellim shmangien e informalitetit. Sipas Ministres së Turizmit, në vjeljen e kësaj takse, përmes një sistemi transperent do të kenë akses jo vetëm Bashkia, por edhe policia dhe tatimet

“Jemi duke parë një sistem reformuar, për ta bërë më transparent, për ta dixhitalizuar që të jetë i kontrollueshëm qoftë nga policia e shtetit për çështje sigurie, qoftë nga Bashkitë për të vjelë këtë taksë apo nga tatimet për të qenë i koordinuar”.- tha Kumbaro.

Në faturën e pushuesve për çdo natë fjetje në hotel është e përfshirë edhe taksa e fjetjes që varion nga 35 lekë në 350 lekë në varësi të bashkisë. Por që mesa duket kontributi i kësaj takse në të ardhurat e bashkive nuk është në përputhje me bumin turistik. Dhe për këtë po ndryshohet edhe ligji për turizmin. Ndërsa e pyetur nga Report TV nëse do të hiqet favorizimi në TVSH, për strukturat akomoduese, ministrja nuk dha një përgjigje të prerë, por tha se kjo praktikë ka ndihmuar sektorin.

“TVSH 6% dhe jo 20% e aplikuar për të gjitha strukturat akomoduese, me kushtin që këto struktura të formalizohen, është një praktikë që po intensifikohet. Vetëm 2 vitet e fundit kemi një regjistrim të 2500 strukturave akomoduese”.

Ministria e Turizmit po punon edhe për një metodologji të re për statistikat e turizmit që do të jetë gati në vitin e ardhshëm. Shqipëria këtë vit po përjeton një bum të lartë turistik, ku në 9 muaj vendi është vizituar nga 8.3 milionë të huaj nga e gjithë bota.

“Po punojmë në një metodologji të re për statistikat e turizmit. Dua të ju them që statistikat që ne nxjerrit bëjmë një kryqëzim nga institucionet. Por në botë ekziston një sistem i cili mbledh të dhënat e kryqëzuara nga të gjitha institucionet. Ky instrument po ndërtohet dhe do ta kemi gati për vitin 2024”, tha Kumbaro.

Ndërkohë në muajin nëntor hapen aplikimet për stacionet e plazheve për sezonin e ri turistik 2024, dhe do të mbyllen brenda këtij viti.

Këto detaje u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit pas përfundimit të Mbledhjes së qeverisë ku u miratua edhe marrëveshja për anëtarësimin e Shqipërisë në IUCN-Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, e cila më pas do t’i kalojë Kuvendit.

“Për të parën herë Shqipëria bëhet anëtare si shtet që i jep dhe të drejta më të plota brenda organizatës, por sidomos na siguron shkëmbimin qoftë në vendimmarrje të kësaj organizate në nivel botëror si dhe mundësisnë për shkëmbime përvojash më të mira në atë që ne tashmë e kemi caktuar si prioritet: zhvillimin e qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit, mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura dhe kthimin e tyre jo vetëm në vlerat e ekosistemit, por sidomos edhe në destiancione turistike natyrore që na sigurojnë një shtrirje të sezonit turistik përtej atij veror, por edhe një shtrirje në territor”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit