Spitali i Ersekës pavarësisht infrastrukturës bashkëkohore ka mungesë të theksuar mjekësh specialistë. Mësohet se mungesa ka në Kardiologji,Kirurgji imazheri dhe specialitete të tjera dhe për rrjedhojë në këtë spital nuk mund të kryhen shumë prej shërbimeve bazë. Kështu shpesh pacientët janë detyruar të udhëtojnë drejt Korçës për të marrë shërbimin e kërkuar.
”Kemi vënë re puna se specialistëve me të vërtetë është problematike jo vetëm për spitalin tonë por edhe për spitalet e tjera. Ne shërbimin spitalor e kemi mbuluar me kontratat 1 vjeçare për mjek-specialistë, kirurgun laborantin dhe mjekun patolog. Kontrata me këta mjek është 1 vjeçare dhe këto lloj shërbimesh tek ne nuk kanë munguar.”-është shprehur Malushi.
Ndërkaq, spitali i Ersekës ka përmirësuar më së shumti edhe kushtet e shërbimit ndaj pacientëve dhe etikës së bluzave të bardha të cilat më herët linin për të dëshiruar.
/Shqiptarja.com

VIDEO