Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë vendosur të bashkëpunojnë për të përmirësuar infrastrukturën bashkiake, për ta bërë kryeqytetin shqiptar më miqësor me mjedisin dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.
Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar sot nga Zëvendës Presidenti i Parë i BERZH, Phil Bennett dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes kësaj marëveshje pritet që të ndërhyet tek transporti urban, infrastruktura e rrugëve urbane, uji dhe shërbimet e ujërave të zeza, mbetjet e ngurta, ndriçimi i rrugëve dhe përmirësimi i përgjithshëm i efikasitetit të energjisë.
Përveç kësaj, do të punohet për krijimin e një plani veprimi me qëlllim adresimin e sfidave që vijnë nga ndryshimet klimaterike globale.
Në veçanti, BERZH do të mbështesë përgatitjen e projekteve, zhvillimin institucional dhe trajnimin, asistencën në zbatimin e projekteve dhe prokurimeve si dhe auditimet e energjisë me qëllim vlerësimin e efikasitetit të energjisë në ndriçimin e rrugëve dhe ndërtesave në kryeqytetin Shqiptar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com