Inis dhe Ingrid Gjoni i
kushtohen formave perfekte

Inis dhe Ingrid Gjoni i<br />kushtohen formave perfekte
Bukuroshet e ekranit shqiptar, Inis dhe Ingrid Gjoni duket se kanë zgjedhur momentin e duhur për t’iu përkushtuar formave perfekte në fund të ditëve të nxehta. Edhe pse janë shquar për linjat e tyre perfekte në daljet e tyre, Ingridi përmes rrjetit social na ka treguar se po bën një terapi intensive palestre të ndërthur me terapinë e realizuar nga dietologia Anila Kalleshi.

Në foton e publikuar në “Facebook”, Ingridi tregon se ‘Gravityslim’, është tekonolgjia që ka plotësuar ëndrrën e saj për të humbur peshën në mënyrë të shpejtë, duke u kuruar në detaje dhe duke realizuar linja trupore për tu pasur zili.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Ingridi na u shfaq sensuale dhe plot sharmë në klipin e saj më të ri. Ndërkaq, po në të njëjtën formë ish-balerina dhe regjisorja e njohur shqiptare Inis Gjoni ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto në të cilën shfaqet duke u ushtruar në palestër.

Edhe pse motrat Gjoni tashmë janë bërë nëna prej pak vitesh, Ingridi nënë e një djali dhe Inisi nënë e një vajze, ato vazhdojnë të na shfaqen plot stil dhe befasi. Le të presim befasitë e radhës nga motrat Gjoni.

inis dhe ingrid gjoni
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës