Inis Gjoni rikthehet me
“10 vjet martesë”

Tanimë jemi mësuar ta shikojmë rrallë në ekran, por projektet e saj si regjisore vazhdojnë.

Këtë herë Inis Gjonin e sjell në qendër të vëmendjes komedia më e re të cilën do të vërë në skenë.

Pas suksesit me komedinë “Klani i të Divorcuarave”, e cila u vu në skenë vitin e shkluar, regjisorja Gjoni këtë herë pritet të sjellë diçka të re për publikun po në këtë zhanër.

Thuhet se Inisi vazhdon ende bashkëpunimin me regjisorin shqiptar i cili prej vitesh jeton në Francë, Alil Vadar.

Inis Gjoni

“10 vjet martesë” është shfaqja që rikthen në teatër pas një viti regjisoren, në të cilën do të interpretojnë çifti i talentuar i aktorëve, Genc Fuga dhe Eni Jani.

Si duket këtë herë ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Inisin, e cila është nominuar për çmimin “Regjisori i vitit” nga Akademia e Çmimeve Kult.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare

Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare