Inisi dhe Aurela, dy nëna të përkushtuara

Inisi dhe Aurela, dy nëna të përkushtuara
Ato janë të suksesshme në fushat e tyre, por ja tek i shohim edhe si dy nëna të përkushtuara. Artistja, Inis Gjoni dhe këngëtarja, Aurela Gaçe, janë fotografuar sëbashku në rrugët e kryeqytetit duke shëtitur me karrocë, dy vogëlushet e tyre. Në këto fotografi ekskluzive për Shqiptarja.com, shohim sesi dy artistet kujdesen për vajzat e tyre. Inisi ka marr në dorë vogëlushen e saj Coco Antonel, ndërkohë që Grace duket se po pushon e qetë në karrocë. Ajo e ka kombinuar me shumë shije vajzën e saj, duke e veshur me një fustan të bardhë dhe me triko rozë. Një tjetër detaj që të bie në sy është edhe fjongo rozë, që Coco Antonel ka venë në kokë. Por s’mund të anashkalojmë as lukun e dy artisteve, që ndonëse ishin veshur “casual”, duken në formë shumë të mirë. Inisi ka veshur një fustan të shkurtër bezhë, ndërsa Aurela një fustan të gjatë “pink”. Ato kanë konsumuar lëngje frutash, dhe duket se po orë të këndshme në shoqërinë e njëra-tjetrës. (su/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën