Vlorë/ Inskenuan atentatin për të mos paguar borxhet, 30 vjeçari arrestohet për ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë
Romarjo Alliaj i arrestuar, 31 maj 2024
VLORE- Një 30 vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim për mashtrim se inskenoi atentatin për të shmangur borxhet është arrestuar nga policia e këtij qyteti
Arrestimi i Rimarjo Alliajt u krye në aksin Vlorë - Orikum, informoi sot policia.
Ai ishte në kërkim pasi gjykata e Vlorës me vendimin e datës 18 dhjetor 2023 e kishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi". Operacioni I arrestimit të Alliajt u kodua “Location 3’
Inskenimi i atentatit
Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me biznesmenin Arben Veliko (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”, informoi sot
Pikërisht 12 maj 2019, ku një automjet tip “Golf 5” është qëlluar mbi 20 herë me automatik, dhe çuditërisht drejtuesi i makinës Alliaj, nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik, megjithëse pjesa e makinës ku ndodhej shoferi ishte bërë shoshë nga plumbat.
Pas verifikimeve policia zbuloi se ngjarja tej “Ura e Mifolit”, ishte e sajuar nga biznesmeni Arben Veliko dhe Romarjo Alliaj, me qëllim shmangien nga borxhet financiare.
Biznesmeni i ndërtimit në Vlorë Arben Veliko u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e “Kallëzimit të rremë"
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?
-
Po
93.3%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi (VIDEO)
30 Qershor, 14:59
-
Karnavalet e Brazilit zbresin në Vlorë, samba e kostume shumëngjyrëshe! Spektakël për vendasit e të huajt (FOTO+VIDEO)
30 Qershor, 12:20
-
Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
30 Qershor, 10:14
-
Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë
29 Qershor, 21:51
-
Makina e biznesit parkon në Parkun e Butrintit, Forumi i Trashëgimisë thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin
29 Qershor, 19:25
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës, në pranga 24-vjeçari
29 Qershor, 15:57
-
Vlorë, asgjësohen 320 bimë kanabis, vihen në pranga 2 shtetas, një tjetër në kërkim
29 Qershor, 14:54
-
Dosje e re për Jorgo Goron, del emri i kryetarit të komanduar të Himarës, mori 14 mijë m2 tokë, Arqile Bollano në “sitën” e SPAK
29 Qershor, 13:10
-
VIDEO/ IKMT aksion në në Bypass-in e Vlorës, prish kjoskat dhe objektet pa leje
29 Qershor, 11:48
-
Vlorë/ Shuhet në mëngjes zjarri në Pilur, dogji 25 ha shkurre e pemë
29 Qershor, 10:05
-
Himarë/ Zjarr në fshatin Pilur prej orëve të pasdites, po punohet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
28 Qershor, 22:47
-
Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona
28 Qershor, 21:05