Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake Tiranë zbarkojnë në FSHF! Inspektim ndërtimit të zyrave të reja, kushtoi 50 milionë euro! Administratori: Kontroll i befasishëm, na kërkuan lejen
Inspektorati ndërtimor dhe policia bashkiake zbarkojnë te Federata Shqiptare të Futbollit. Ende nuk ka asnjë informacion se pse po kryhet ky inspektim por mendohet se ka të bëjë me respektimin e kritereve në ndërtimin e zyrave të reja të FSHF-së si dhe ambienteve përreth, që janë 2 fusha stërvitore.
Redaksia 27 Janar 2022, 10:45 | Përditesimi: 27 Janar 2022, 12:03
Inspektorati ndërtimor dhe policia bashkiake zbarkojnë te Federata Shqiptare të Futbollit. Ende nuk ka asnjë informacion se pse po kryhet ky inspektim por mendohet se ka të bëjë me respektimin e kritereve në ndërtimin e zyrave të reja të FSHF-së si dhe ambienteve përreth, që janë 2 fusha stërvitore. Deri tani ky projekt ka kushtuar 50 milionë euro.
Administratori i Shtëpisë së Futbollit, Hasan Gurabardhi tha në një prononcim për mediat se kontrolli ishte i befasishëm dhe se u kërkua leja.
‘Do vijnë sërish të hënën. Ne nuk ishim lajmëruar për këtë ardhje. Unë jam administrator i Shtëpsië së Futbollit. Ato kanë ardhur para një muaji dhe nuk kanë hyrë në detaje. Ishte një kontroll i befasishëm nga Ispektoriati i Ndërtimit dhe nga policia dhe kërkuan lejen.’- tha Gubardhi.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.
Te tabela e ndertimit prane kantierit te fshf, tregohet sa eshte kostoja e projektit. Ajo eshte e shprehur ne leke dhe eshte rreth 5 milion euro, Jo 50 milion.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
38.2%
Jo
52.8%
Nuk e di
9%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Te tabela e ndertimit prane kantierit te fshf, tregohet sa eshte kostoja e projektit. Ajo eshte e shprehur ne leke dhe eshte rreth 5 milion euro, Jo 50 milion.
Përgjigju