TIRANE- Inspektori i policisë në gjendje të dehur rreh në mes të rrugës me shkop bejsbolli shoferin e betonieres. Ngjarja ka ndodhur në Berzhitë, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan ku oficeri i policisë, Xhevdet Dedja, ka dhunuar drejtuesin e mjetit, i cili më pas ka bërë denoncim në polici.
Sipas Policisë, arrestimi i punonjësit të policisë në Komisariatin numër 1, u realizua mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dje rreth orës 14:30 , në rrugën dytësore Farkë-Krrabë, në fshatin Dobreshë, polici ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij.
“Hap bagazhin zotëria, nxjerr një shkop bejsbolli e fillon dhe më qëllon. Në momentin që më kërkoi leje qarkullimi dhe patentë ishte i pirë, nga ajo unë refuzova t’ia jap, i thashë ‘ja patenta e leja e qarkullimit’, ja tregova nga larg. Duke ardhur nga ndalimi që më bëri ai polici këtu në objekt, shikoj mos ishte këtu dhe ishte larguar. Më goditi në dorë, në këmbë dhe këtu në kokë me shkop bejsbolli“, tha shoferi i dhunuar.
Pas hetimit të ngjarjes, sipas policisë ka rezultuar se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit, ndërsa shtohet se “veprimet arbitrare të këtij punonjësi policie janë të përsëritura”.
Shoferit të betonieres, ndërkaq iu dha vendim për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së Rrethit për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com