Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani takohet me studentët në Shkodër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani takohet me studentët në Shkodër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’

SHKODËR - Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit të institucionit me fakultetet e drejtësisë të Universiteteve Publike të vendit.

Në këtë takim, i cili u zhvilluar në mjediset e Rektoratit të këtij universiteti, Metani zhvilloi një takim informues me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, Rajmonda Këçira, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Gaspër Kokaj dhe Zv. Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë,  Irma Baraku.

Fryt i këtij takimi të mirëpritur nga studentët ishte dhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Metani dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Kokaj.

Memorandumi parashikon mes të tjerash mundësinë̈ e realizimit të praktikës për studentët e Departamentit të së Drejtës, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë.

Metani vërejti se Zyra e ILD-së ka gjithë vëmendjen për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen profesionale për brezin e ri të profesionistëve të drejtësisë, si një kontribut konkret për demokratizimin e shoqërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Unë mendoj thellësisht që reforma në drejtësi nuk mund të ketë sukses nëqoftëse nuk është kontributi i të gjithë shoqërisë dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në drejtimin shoqëror, ekonomik, social, por edhe të drejtësisë në Shqipëri, siç është edhe Fakulteti i Drejtësisë së Shkodrës, pjesë e profesionistëve të ardhshëm të sistemit në Shqipëri. Kështu që e kemi menduar me shumë dëshirë këtë iniciativë dhe shpresoj shumë që ta realizojmë sa më shpejt, edhe me kontributet për intership-et e studentëve, por edhe nëpërmjet kontributeve që trupa mësimdhënëse e Fakultetit të Drejtësisë së Shkodrës, mund t’i japë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”, tha Metani.

Dekani Kokaj shprehu vlerësimin për zyrtarizimin e bashkëpunimit me ILD-në.

“Më vjen mirë që një Institucion kaq i rëndësishëm në shtetin shqiptar, mbi të gjitha në pjesën e drejtësisë në kuadër të reformës, merr iniciativën dhe na fton për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse zakonisht ne Universitetet e rretheve jemi të ftohtë dhe më pak të vëmendshëm, për këtë arsye merr më shumë vlerë kjo marrëveshje shumë e mirëpritur prej nesh”,-është shprehur ai.

Më pas Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të Drejtësisë, duke iu përgjigjur interesit të auditorit mbi aspekte të punës, të hetimit e procedimit disiplinor, mbi etikën e magjistratëve, por edhe mënyrën sesi të rinjtë e shohin sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij.

K.M/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë