Brenda në Bunk'Art 2 që është çelur 10 ditë më parë, pjesë e muzeut të çelur për vuajtjet e diktaturës janë edhe disa nga instalacionet dhe performancat artistike të krijuara nga artistë të njohur.
Instalacioni që mban emrin “Përbindëshi i diktaturës” është një nga më të bukurit, ku viztorët e shumtë të këtij muzeu ndalin hapat.
Detajet e këtij instalacioni të punuar nga Raimonda Zajmi të rikthejnë në memorie ngjarje nga liria e munguar dhe vuajtjet e komunizmit.
‘’Kam krijuar një monstër e cila është bërë nga pjesë të mbledhur nga jeta jonë. Shpëlarja e trurit që ju bëhej njerëzve në atë kohë përmes propagandës, dhe që në formë të çuditshme ishte edhe oksigjeni i asaj kohe. Prandaj e kam vendosur maskën. Kam vendosur trupin e e kësaj monstre në formë burgu, e cila ka burgosur në vetvete zemrën dhe mendjen e njeriut, e cila nuk arrinte të shprehej ashtu siç duhej por ishte e diktuar’’, u shpreh Zajmi.
Artistja Zajmi, e cila nuk i ka pasur prindërit të persekutuar por komunistë aktivë në jetën e Shqipërisë komuniste hap për herë të parë zemrën e saj për të treguar një ngjarje tronditëse që e ka përjetuar ajo vetë në diktaturë.
Nëna e saj rrezikonte të dënohej vetëm se kishte vënë një kollare në veshjen e saj.
‘’Prindërit e mi kanë qenë të angazhuar në sistemin komunist dhe kam përjetuar dy momente të vështira në jetën time. Njëri është kur mamaja ime u thirr në Komitetin e Partisë, që duheshin merreshin masa, pasi ajo kishte veshur një kollare. Kjo periudhë ishte shumë e vështirë, pasi prindërit e mi diskutonin gjatë gjithë kohës, ishin të shqetësuar. Babai i thotë mamasë, që duhët të kesh kudes në Komitet dhe të dalësh mbi ujin pasi ne rrezikojmë edhe të ndahemi’’, rrëfen Zajmi. Më tej Raimonda Zajmi tregon sesi shqetësimet që erdhën nga kjo ngjarje që sot tingëllon kaq absurde, e ngjizën pak nga pak veprën për të cilën ajo gjeti kohën dhe vendin e duhur për ta prezantuar në BunkART2.
[gallery]19965[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09