Instalacioni “Vakti” i Vladimir Myrtezait vlerësohet me çmimin special “Onufri remade”

Ekspozita “Onufri Remade” e çelur pas mbylljes së ekspozitës ndërkombëtare, që mbante të njëjtin emër për më shumë se 20 vjet nga Ministria e Kulturës së Tiranës, u çel për vitin 2020 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë. Megjithatë, kuratorët Ardian Isufi dhe Elton Koritari mes 25 artistëve pjesëmarrës, veprat e të cilëve u ekspozuan në Kosovë edhe në Korçë, çmimin special të “Onufri remade” e dorëzuan për artistin Vladimir Myrtezai në Tiranë.

 “Është një kënaqësi e veçantë, që sëbashku me Elton Koritarin pas një kalvari të gjatë dhe bashkëpunimi me artistët ia dolëm që të realizojmë këtë aktivitet të rëndësishëm, një sfidë e vazhdimësisë së çmimit së artit bashkëkohor, që për ne ka edhe një mbiemër “Onufri remade”, për ta risjellë si aktivitet artistik dhe si një debat mbi artin bashkëkohor”, shprehet kuratori Ardian Isufi, teksa thekson se nuk është çmimi i parë, por një çmim special i përzgjedhur mes 25 artistëve, që morën pjesë.

“Kemi bërë sakrifica të jashtëzakonshme, jemi në studion e artistit Ergys Krisiko edhe jo rastësisht, por sepse këtu kemi punuar për realizimin e pjesës më të madhe të veprave. Në këtë prizëm çmimi i “Onufri remade”, i jepet një profesorit Myrtezait”, thotë Koritari.

Myrtezai sjell me veprën e tij, një raport alarmues dhe kërcënues të shoqërive përkundrejt kënaqësive bazike të njeriut, edhe mungesës së vëmendjes së tyre ndaj natyrës.

 “Menduam që ky çmim të ishte i veçantë për kontekstin shqiptar, sidomos ideja e një kokoreje saldatori ka një simbolik të veçantë, jo vetëm për atë që po kalojmë për shkak të COVID 19. Por, kjo kokore saldatori të jep edhe idenë e një artisti industrial. Çdo gjë sot është përtej së zakonshmes. Sfida jonë është që ta mbajmë gjallë këtë Onufër”, shprehet Isufi, i cili thekson se instancat shtetërore duhet ta kuptojnë se vlerat monetare të çmimeve në fushën e artit, duhet të jenë të larta, jo vetëm për të ndihmuar artistin, por sepse kështu ndihmohet arti edhe kultura shqiptare.

“Vakti është një darkë, ku artisti fton edhe publikun, ku në vend të supës i serviret një bimë me rrënjët e saj, një metaforë shumë e bukur për marrëdhënien që ne duhet të kemi me natyrën”, shpjegon Isufi.

Ndërsa, vlerësimi për artistin ishte një kokore saldatori dhe 5000 euro. Artistët gjatë aktivitetit të organizuar tek studiot e skulptorëve në Tiranë premtuan se edicionet e “Onufrit remade” do të vazhdojnë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen