Për detin, malin por edhe vendet kulturore, çdo vit e më shumë, vendi ynë përzgjidhet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj. Edhe këtë vit, flukset turistike në rritje janë raportuar që në muajt e parë, ku sipas shifrave të Institutit të Statistikave, në janar-prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 1.7 milionë të huaj. Shifër kjo, dyfish e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 614.256. Ky numër është rritur me 52,8%, krahasuar me Prill 2022. Gjatë katër mujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.684.820. Ky numër është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, vlerëson INSTAT.
Por numri më i lartë i hyrjeve në vendin tonë, i shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar është regjistruar në muajin Prill, me 1.161.729, një rritje prej 39,5% krahasuar me Prill 2022. Turistët e huaj që preferojnë më së shumti vendin tonë, sipas INSTAT janë 590.603 nga vendet e Evropës, pasuar nga Amerika me 14.012 turistë dhe Azia me 4.913 shtetas. Por tendencë rritje, nuk ka vetëm numri i turistëve që vijnë në Shqipëri, por dhe të shqiptarëve që po preferojnë destinacionet e huaja.
Në katër mujorin e parë të këtij viti, nga Shqipëria kanë dalë të huaj dhe shqiptarë, 1.957.678, duke u rritur me 30,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, vetëm për muajin prill të vitit 2023, nga Shqipëria kanë dalë 563.428 shtetas.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3099
Lajme të tjera
-
Turizmi arrin shifra rekord, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023
26 Shtator, 07:25
-
Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon! Rekordin e mbajnë gratë
21 Shtator, 08:41
-
Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’! Gati 6 mijë të huaj u punësuan këtë vit
19 Shtator, 14:55
-
Rënia e euros ‘rrënon’ eksportuesit, humbjet si të pandemisë! INSTAT: Nga janari në gusht, eksportet u ulën me 28 mld lekë
19 Shtator, 14:09
-
Rritet numri i aksidenteve në gusht, 7.3% më shumë se një vit më parë! E hëna shënoi më shumë përplasje, e diela më pak
19 Shtator, 13:28
-
Censi/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB
18 Shtator, 20:45
-
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
18 Shtator, 17:26
-
A po shkojmë drejt shpërbërjes si komb?
18 Shtator, 16:11
-
Censi i Popullsisë dhe Banesave, Gjergj Luca u përgjigjet pyetjeve: Mua më pëlqejnë të gjitha fetë, po e shkruaj shqiptar (VIDEO)
18 Shtator, 15:50
-
Censi 2023, Drejtoresha e Statistikave në INSTAT për Report TV: Marzhi i gabimit 3%! Nëse qytetarët s'gjenden në shtëpi informacion nga administratorët e pallateve, fqinjët
18 Shtator, 11:37
-
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
18 Shtator, 07:22
-
EUROSTAT: Shqipëria rritjen më të lartë të netëqëndrimeve ndër vendet europiane
15 Shtator, 19:53