TIRANE- Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 3,81 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018, deklaroi sot INSTAT.
Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,87 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 5,85 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rritje me 16,56 %.
Ndërsa aktiviteti i Ndërtimit pati rënie me 1,14 %, i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 6,69 %, i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,25 %.
Rënie shënoi edhe grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni në masën 0,73 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,07 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,18 %.
Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 9,49 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 6,44 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie të ndjeshme me 24,02 %. Ndërsa Taksat Neto mbi produktet u rritën me 4,53 %.
( Kliko këtu ) Dokumenti me të dhënat dhe grafikët e plotë nga INSTAT
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
Po ekonomia eshte rritur shume prandaj te gjithe marrin rrugat e botes hajde rrene
Përgjigju