TIRANE, 26 Shtator/ATSH/.- Në tremujorin e dytë të vitit 2014, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 6,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ndërkaq, në grupin e tregtisë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 4,4 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në këtë tremujor, në grupin "ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 16,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në këtë tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e "produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtimin me pakicë të hidrokarbureve në
njësi tregtare të specializuara)", është rritur në nivelin 2,4 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në tremujorin e dytë 2014, në grupin "tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 4,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe 10,6 % krahasuar
me tremujorin paraardhës./a.gjonaj/f.n/