INSTAT: Janë 162.452 ndërmarrje në vend, mbizotëron tregtia

INSTAT: Janë 162.452 ndërmarrje në vend, mbizotëron tregtia

Rrobaqepësi

Në Shqipëri në fund të vitit 2017 regjistri i ndërmarrjeve numëron 162.452 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 1.1 përqindësh, krahasuar me vitin 2016. Por ajo që të bën përshtypje më shumë në raportin e publikuar dje nga INSTAT, është fakti që mbretërojnë ndërmarrjet e vogla, si numër.

Ndërmarrjet e mëdha, me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1.1% të totalit të ndërmarrjeve aktive, megjithatë kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47.8% të totalit në vitin 2017, në rënie nga 48.3% në vitin 2016. Në Bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në Bashkinë Fushë Arrëz shënohet numri më i ulët

Aktivitetet
Tipar tjetër është se ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2017.  Ndërmarrjet tregtare zënë 25% të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 21% të regjistruara gjatë vitit 2016.

Aktiviteti ekonomik “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave” vazhdon të jetë mbizotërues në ekonominë e vendit me 23% të ndërmarrjeve gjithsej, nga 24.6% në vitin 2016.

Bujqësia
Por kohët e fundit është vënë re një faktor i ri. Ndërsa deri tani nuk kishte një regjistër të saktë të fermerëve, kërkersat e reja ligjore kanë bërë që deri në fund të vitit 2017 numërohen 36.520 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT, sipas shifrave të publikuar nga INSTAT.

Të huajt
Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3.9% të ndërmarrjeve aktive, në rritje krahasuar me 3.5% në vitin 2016 dhe punësojnë 12.5% të të punësuarve gjithsej. Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 66.7% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 54% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Aktivitetet ekonomike si call center dhe tregti me shumicë janë aktivitetet ku kryesisht pronarët apo bashkëpronarët janë të huaj. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, me 77.9%.

Gratë
Gratë menaxhojnë 29.7% të ndërmarrjeve aktive gjithsej krahasuar me 26.8% gjatë vitit 2016. Sa u përket ndërmarrjeve aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 36.5% të tyre. Përqindja më e ulët e grave menaxhere është në Bashkinë e Maliqit me 13.3%. Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrjen e biznesit, me 39.2%.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 91.6% të numrit të përgjithshëm. Megjithatë, gratë drejtojnë 24.2% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar, nga 19.2% që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2016.

Lokalizimi
Në fund të vitit 2017 regjistrohen 174.306 njësi locale, nga të cilat 160.928 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 1.524, të cilat përfaqësojnë vetëm 1% të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Numri i të punësuarve në to është 26.5% e të punësuarve gjithsej. Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje. Njësitë lokale janë përqendruar në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër me 39.5% të numrit të përgjithshëm të njësive lokale aktive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë