INSTAT nxjerr shifrat: Aksidentet ulen me 12,8 % krahasuar me një vit më parë

INSTAT nxjerr shifrat: Aksidentet ulen me 12,8 % krahasuar me një vit më parë

Foto ilustruese

Aksidentet rrugore janë ulur me 12,8 % për sa i përket nëntëmujorit të të viti 2019 në krahasim me një vit më parë. Në nëntëmujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018. Për sa i përket muajit shtator 2019 numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2018, duke u ulur me 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT në nëntëmujorin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona nga 152 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vetëm në muajin Shtator të këtij viti numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Shtator 2018.

Po ashtu duke folur në gjuhën e shifrave INSTAT bën të ditur se në muajin Shtator 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 152 persona nga 218 që rezultoi një vit më parë, duke u ulur me 30,3 %.  


Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Shtator 2019, aksidentet rrugore, në 86,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

 Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2019, aksidentet rrugore në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Njihuni me banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Njihuni me banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’