INSTAT: Pandemia 'zhyt' tregtinë e jashtme, në mars eksportet 36,2% më pak se në 2019

Pandemia e koronavirusit ka goditur seriozisht aktivitetin e import-eksportit. Në Mars 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 miliardë lekë, duke u ulur me 36,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29%, në krahasim me shkurtin e këtij viti, njoftoi sot Instituti i Statistikave. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 25,4%, në krahasim me një vit më pare dhe me 19,3% në krahasim me shkurtin 2020. E vetmja shifër pozitive është se deficiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, duke u ulur me 14,9%, krahasuar me marsin 2019 dhe me 10,2% në krahasim me shkurtin 2020.

Si tremujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 66 miliardë lekë në janar-mars, duke u ulur me 9%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 135 miliardë lekë, duke u ulur me 8,5%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 70 miliardë lekë, duke u ulur me 8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Rënia vjetore e eksporteve është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Rënia vjetore e importeve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, etj.

Në muajin Mars 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Marsin 2019 janë: Spanja, Gjermania dhe Holanda. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia, Kosova dhe Greqia.

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve në mars janë: Rusia, më shumë se dyfishi i vjetshëm, Zvicra dhe Polonia. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia, Greqia dhe Turqia.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia.

STATISTIKAT

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë