INSTAT publikon shifrat/ Numri i lindjeve u ul me rreth 20% në korrik-shtator! Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve

INSTAT publikon shifrat/ Numri i lindjeve u ul me rreth 20% në korrik-shtator! Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë të këtij vitit në Shqipëri është ulur me 19.8%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2021. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2022 është 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Ndërsa sa i përket numrit të vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e tretë 2022, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet
Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 8,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7 %.

Vdekjet
Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7 %.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë