INSTAT publikon statistikat për kriminalitetin në 2019, rritje me 2.2% krahasuar me 2018! Ulet dhuna në familje

INSTAT publikon statistikat për kriminalitetin në 2019, rritje me 2.2% krahasuar me 2018! Ulet dhuna në familje

TIRANË- Kriminaliteti në vitin 2019 ka pësuar një rritje me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, ku referuar shifrave meshkujt përbëjnë 93,9 % të autorëve për vepër penale.

Një rritje krahasuar me 2018, kanë pësuar vrasjet me dashje dhe krimet seksualet, e ndërsa ka pasur një ulje të dhunës në familje. Më konkretisht, përgjatë 2019, 58 vrasje me dashje7 më shumë se në vitin e kaluar, 155 krime seksuale ose e thënë ndryshe 45 më shumë se 2018.

1341 raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 2019, 33 më pak se në vitin 2018.

Të dhënat e INSTAT mbi kriminalitetin
35 mijë e 210 vepra penale, 123,4 vepra penale për 10 mijë banorë
43 mijë e 45 autorë, janë 8,6 % më shumë se në vitin 2018
Meshkujt përbëjnë 93,9 % të autorëve për vepër penale
58 vrasje me dashje, 7 më shumë se në vitin 2018
155 krime seksuale, 45 më shumë se 2018, 4290 vjedhje, 242 raste më pak
76 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 6 më shumë se viti 2018
1341 raste të dhunës në familje, 33 më pak se në vitin 2018
5652 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 61 raste më pak
1989 krime në fushën e drogës, 82 raste më shumë se 2018

Të dhënat e INSTAT për veprat penale

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja