TIRANË - Defiçiti tregtar u rrit në muajin gusht të këtij viti me 7,1 %, krahasuar me gushtin e kaluar dhe 7.2 % në krahasim me muajin korrik 2014, duke arritur në vlerën 26 miliardë lekë.
Sipas INSTAT, në muajin gusht eksporti i mallrave arriti vlerën 19 miliardë lekë, duke u rritur 2,3 % në krahasim me gusht 2013, por dhe duke u ulur me 18,9 % në krahasim me muajin korrik 2014.
Në muajin gusht, importi i mallrave arriti vlerën 45 miliardë lekë, duke u rritur me 5,1 % në krahasim me gusht 2013, ndërsa u ul 5,5 % në krahasim me muajin korrik 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64,2 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (29,5 %), Greqia (9,3 %), Kina (6,7 %) dhe Gjermania (6,7 %)./ATSH/