Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare, Shqipëria e kryen me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, brenda tre mujorit të parë të ktij viti shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE zënë 59.3% të të gjithë tregtisë.
Nga këto shifra, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.6% të eksporteve në total ndërsa importet nga po këto vende arrijnë shifrat deri në 50.9% të të gjithë importeve në total.
Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë, janë Italia me 29.5 %, Turqia me 7.4 %, Kina me 6.8 % dhe Greqia me 6.8 %.
Vihet re se gjatë këtij tremujori vendet me të cilat Shqipëria ka patur rritje më të madhe të skeporteve krahasuar me një vit më parë janë Kosova me 2.5% Greqia me 66.4 % dhe Maqedonia me 47.8 %.
Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Italia me 8.5 %, Gjermania me 21.8 % dhe Kina me 49 %.
Shqipëria ka importuar më shumë nga Kina, Gjermania dhe SHBA krahasuar me një vit më parë. Konkretisht, Kina me 28.3 %, Gjermania me 7.8 % dhe SHBA me 55.3 %.
Sipas INSTAT-it, ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 3.7 %, Turqia me 11,2 % dhe Greqia me 19 %.
Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 %, krahasuar me një vit më parë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Tregtia Shqipëri-SHBA si mund të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane
7 Mars, 07:38
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
28 Shkurt, 14:53
-
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
23 Shkurt, 20:00
-
Eksportet e vajit të ullirit bien 97%
23 Shkurt, 10:33
-
Bie prodhimi, turizmi e ndërtimi ‘motorët’ e punësimit dhe rritjes ekonomike! INSTAT: Një në tre biznese bënte tregti në 2023
19 Shkurt, 19:13
-
Shtyhet për në 2026-ën Censi i bujqësisë! Ende nuk është përfunduar projektligji për të nisur procesi
18 Shkurt, 18:08
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02