Fluksi i pacientëve te Infektivi, ISHP: Virozë sezonale, s'ka evidencë për përhapje të salmonelës

Fluksi i pacientëve te Infektivi, ISHP: Virozë sezonale, s'ka evidencë për përhapje të salmonelës

TIRANË-- Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se fluksi në fillim të shtatorit në spitalin Infektiv në Tiranë ka ardhur si pasojë e virozës së stinës, duke theksuar se nuk ka evidencë për përhapjen e bakterit të salmonelës.  Pas analizave të bëra, ISHP-ja sqaron se nga analizat e kryera deri tani në mostrat e marra në paciente me shqetësime, vetëm 5 prej tyre kanë rezultuar me salmonelë, që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një përhapje të këtij bakteri, por me një virozë të stinës.

"Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani në mostrat e marra në paciente me shqetësime dhe shenja të traktit tretës, nga të gjithë rastet e  ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri. Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne shërbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në këtë spital ka rënie të konsiderueshme. Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz të higjienës personale dhe kërkimin e ndihmës mjekësore në rast të shqetësime të kësaj natyre", njofton ISHP.

Në fillim të këtij muaji janë paraqitur në shërbimin e urgjencës së Infektivit rreth 200-230 raste, ku dyshimet e para ishin se kanë ardhur nga uji, por një gjë e tillë u mohua nga ISHP.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur