Instituti italian: Terapia me ilaçin Anakinra, mjaft efektive dhe e sigurt kundër rasteve të rënda Covid-19

Instituti italian: Terapia me ilaçin Anakinra, mjaft efektive dhe e sigurt kundër rasteve të rënda Covid-19

Ilaçi Anakinra, i përdorur deri tani për trajtimin e artritit reumatoid, një sëmundje kronike, sistemike, dhe me sa duket inflamatore me një etiologji autoimune, ka provuar se është mjaft efektiv dhe i sigurt në trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë nga infeksioni i koronavirusit

Format më serioze të koronavirus, sipas ekspertëve të institutit italian, mund të mjekohen me këtë molekulë e cila është në gjendje të ndalojë përgjigjen imune anormale të shkaktuar nga infeksioni i Covid. Ilaçi funksionon duke neutralizuar interleukin-1 (Il-1), një molekulë e prodhuar nga sistemi imunitar në përgjigje të infeksioneve virale.

Rezultatet e hulumtimit, të kryera nga imunologu Giulio Cavalli dhe të koordinuar nga Lorenzo Dagna, drejtues i Njësisë së Imunologjisë, Reumatologjisë, Alergologjisë dhe Sëmundjeve të rralla të Institutit të Grupit San Donato, u botuan edhe në 'Lancet Rheumatology'.

Efikasiteti i lartë i ilaçit Anakinra ku provua mbi provat klinike të kryera te një grup pacientësh të shtruar në spital në ventilim jo-invaziv dhe me pamje klinike me rrezik të lartë.

Në 21 ditë trajtimi, rreth 72% e subjekteve të trajtuar me ilaçin anti-artrit treguan një përmirësim të ndjeshëm në funksionimin e aparatit të frymëmarrjes, krahasuar me grup prej 16 pacientësh që morën vetëm terapi standarde.

Sipas ekspertëve të institutit italian, dallimi ishte i jashtëzakonshëm. Te grupi i pacientëve të zgjedhur u përdor një dozë e lartë intravenoze në mënyrë që të bllokonte rrezikun inflamator të gjeneruar nga koronavirusi dhe u pa se te ata, funksioni i organeve të frymëmarrjes u përmirësua me 50%.

Një nga ndërlikimet më të frikshme të koronavirusit, shpjegojnë ekspertët e institutit italian, është zhvillimi i të ashtuquajturës 'stuhi inflamatore'. Ky ndërlikim pulmonar mund të rezultojë në pneumoni të rëndë dhe vdekje të mundshme të pacientit.

Edhe pse rezultatet e marra duhet të konfirmohen nga studime të mëtejshme ato janë premtuese, duke marrë parasysh gjithashtu që anakinra është një ilaç i disponueshëm në shumicën e botës, duket se është një terapi e sigurt për të zbutur stuhinë inflamatore të shkaktuar nga Covid-19

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda