Një nga temat më të diskutuar në forumin e ditës së sotme ishte edhe integrimi evropian dhe fakti që për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u arrit të përcaktohej një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Ministri i jashtëm Maqedonas Bujar Osmani shprehu zhgënjimin që nuk u arrit të përcaktohej data, pasi sipas tij vendi I kishte plotësuar të gjitha standardet.
‘ integrimi nuk është një proces transaksionesh është një objekt transformimi. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian” tha Osmani në fjalën e tij.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Shqipërisë Anila Denaj, theksoi se për Shqipërinë pavarësisht se nuk u përcaktua data, përpjekjet vazhdojnë.
“Ne nuk kemi humbur. Ne jemi optimist, kjo është mënyra sesi funksionin procesi. Ne do të vazhdojmë me reformat tona. Ne kemi udhëtimin tonë. Ne nivelin teknik ne po punojmë të afrojmë sa më shumë të jetë e mundur legjislacionin tonë me legjislacionin e BE”, tha Denaj.
Të zhgënjyer nga vendimi i BE-së , u shprehën edhe trupa diplomatike në Maqedoninë e Veriut.
“ Mbetëm të dëshpëruar që vendet anëtare të BE-së nuk arritën që të miratojnë kornizën negociuese në mbledhjen e djeshme, por nuk ka dyshim se vendet kanë përmbushur detyrat e domosdoshme për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian” u shpreh ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Bërns.
Ndërkohë që ambasadori grek në Shkup u shpreh se bashkëpunimi rajonal është tejet i rëndësishëm dhe se ata vazhdojnë të mbështesin integrimin në BE të fqinjëve të tyre.
Lajmi kryesor:
Forumi Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, merr pjesë edhe Rama! Zaev: Thelbi i suksesit ekonomik, krijimi i korridoreve të gjelbra në Ballkanin Perëndimor
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ahmeti: Heqja e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar, fuçi baruti
2 Nëntor, 14:18
-
Kukës/ I dënuar në Maqedoni për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova! Tentoi të hynte në Shqipëri
29 Tetor, 09:08
-
Alarmi për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nënkryetari i BDI për Report Tv: Atentat Marrëveshjes së Ohrit! Analisti: Qeveria nën ndikimin e Serbisë
29 Tetor, 07:29
-
Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh
28 Tetor, 13:13
-
Shkup/ Ali Ahmeti i shkruan letër dhe Mickoskit: Gjendja gjeopolitike më e rrezikshme se kurrë! Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze
28 Tetor, 11:43
-
Alarmi i Ali Ahmetit: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Letër Ramës, Begajt, Kurtit, Osmanit e liderëve botërorë
27 Tetor, 19:00
-
Negociatat me BE, Mickoski: Jam i përgatitur për kompromis, por të mos marrim pengesa të reja
27 Tetor, 16:01
-
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese
24 Tetor, 17:23
-
Gjermania ofrohet të ndihmojë Shkupin drejt anëtarësimit në BE
16 Tetor, 17:38
-
Ndarja nga Shqipëria në rrugën për BE/ Shkupi përgatit letër për BE-në: Duam një pasqyrë të qartë ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë
14 Tetor, 11:46
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian
11 Tetor, 14:55