Integrimi, nënësit e Kolegjeve Turke takim me ministren Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian,  Klajda Gjosha, priti sot nxënësit e Kolegjeve Turke, të cilët vizituan institucionin dhe zhvilluan një takim me ministren, për tu njohur më nga afër me punën që bëhet për procesin e integrimit.  

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit drejtuan një sërë pyetjesh mbi mundësitë e arsimimit jashtë vendit, kontributin e brezave të rinj mbi procesin e integrimit.

“Ju duhet të investoni tek dija dhe arsimimi, pasi pa ju, pa të rinjtë  ne nuk mund të kemi një Shqipëri europiane. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha u shpreh se për të gjithë të rinjtë dyert e  Ministrisë së Integrimit  do të jenë të hapura gjithmonë për informacionin që u duhet, por edhe mundësi të reja bashkëpunimi duke i përfshirë ata.  


gjosha me kolegjin turk

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?