Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'

Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së miratuan mbrëmë mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Malin e Zi, dhe i katërti, për të cilin vendi ishte gati, nuk do të mbyllet për shkak të kundërshtimit të Kroacisë, raportojnë mediat kroate.

Konferenca ndërqeveritare për anëtarësimin në të cilën Mali i Zi do të mbyllë këta tre kapituj - Ligji i Pronësisë Intelektuale, Shoqëria e Informacionit dhe Media dhe Ndërmarrësia dhe Politika Industriale - do të mbahet të hënën, më 16 dhjetor.

Mali i Zi ishte teknikisht gati për të mbyllur katër kapitujt, por Kroacia ishte kundër mbylljes së kapitullit të politikës së jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Muajin e kaluar, Kroacia dërgoi një ‘non-paper’ në Podgoricë, në të cilin kërkonte zgjidhjen e çështjeve të hapura që dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në dokument, sipas burimeve diplomatike, thuhet se të dyja vendet duhet të zgjidhin çështjen e pronësisë së anijes "Jadran", demarkacionin reciprok, procedimin e krimeve të luftës, gjetjen e personave të zhdukur dhe çështjen e emrit të pishinës në Kotorr, e quajtur sipas ish-vaterpolistit Zoran Gopçeviq për të cilin Kroacia thotë se ishte roje në kampin "Morinj".

Metodologjia e re e negociatave të anëtarësimit, e miratuar në fillim të 2020, parashikon që në vend të kapitujve individualë, të hapen disa prej tyre, të cilët janë të lidhur në gjashtë grupime - pra në gjashtë njësi tematike.

Ambasadorët arritën sot gjithashtu marrëveshje për hapjen e një kapitulli me Shqipërinë, grupi 6, i cili do të hapet të martën, më 17 dhjetor.

Grupi 6 përfshin dy kapituj: marrëdhëniet e jashtme dhe politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes./ kosovapress/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka

Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka