Në Bruksel, Shqipëria çeli këtë fund-dhjetor negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ambicia për kryeministrin Edi Rama është e madhe, jo vetëm hapja e të gjithë kapitujve brenda 2025-s, por me objektivin e qartë, për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.
"Ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur", tha Rama.
Angazhimin e BE-së në përshpejtimin e procesit të integrimit, Rama e ka të qartë, megjithëse nuk nguron t’i kujtojë Brukselit, zvarritjet ndër vite.
"Tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar. Nuk është aq e madhe,po është aty, pulson dhe jeton", u shpreh Rama.
E ndërsa Shqipëria pret në derën e Bashkimit Evropian, që prej 2014-ës, kur zyrtarisht mori statusin e vendit kandidat, Peter Szijatro, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili aktualisht mban presidencën e BE-së, thotë se Shqipëria, në dy muaj, ka bërë një progres që nuk e kishte bërë në 15 vite.
"Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë", tha ai.
Një gur kilometrik për Shqipërinë e cilësoi edhe Marta Kos, komisionerja për zgjerimin.
"E vlerësoj angazhimin e shteteve anëtare të BE, ky vendim si sotëm është sinjal për Shqipërinë dhe Ballkani se zgjerimi është prioritet për BE. Falënderoj presidencën hungareze dhe shpresoj se presidenca polake të vazhdojë përpjekjet e tyre", vijoi Kos.
Tashmë në total, Shqipëria ka hapur 7 nga 33 kapitujt, pasi më 15 tetor të këtij viti, çeli negociatat për 5 kapitujt që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrollin Financiar.
2-Igli Hasani, ministër i Jashtëm
3-Majlinda Dhuka, kryenegociatore
4-Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes
5-Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
6-Adea Pirdeni, ministre e Antikorrupsionit
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, ka theksuar rëndësinë e hapjes së grupkapitullit 6 për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo e quajti këtë arritje një sinjal të fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin, duke treguar angazhimin e BE për zgjerimin e rajonit.
Kos falënderoi presidencën hungareze dhe shprehu shpresën se presidenca polake do të vazhdojë përpjekjet për të mbyllur kapitujt brenda mandatit të saj pesëvjeçar. Ajo theksoi se ky hap përforcon harmonizimin e Shqipërisë me politikat e BE dhe nënvizon rolin e Shqipërisë si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.
“Për të festuar një gur kilometrik, hapjen e grupkapitujve dhe kjo ndodh në ditën e 17 të mandatit time. Sa i përket negociatave dhe hapjes së tyre të grupkapitullit të parë, sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapim grupin 6 të marrëdhënieve jashtë. Falënderoj presidencën hungareze dhe shpresoj se presidenca polake të vazhdojë përpjekjet e tyre. Do fillojmë edhe me mbylljen tyre brenda mandatit tim 5-vjeçar me shumë shpresë. E vlerësoj angazhimin e shteteve anëtare të BE, ky vendim si sotëm është sinjal për Shqipërinë dhe Ballkani se zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të reja, të mund ta përforcojmë bashkimin tonë në bazë të ndryshme gjeostrategjike që po ndodhin sot. Hapja negociatave për grupkapitullin 6 mban një veçanti, ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përforcon një sinjal gjeostrategjik dhe është njohje qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm. Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin, sigurinë, BE dhe në kufijtë e bashkimit, duke qenë si një aktor së bashku me Shqipërinë. Ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe për të promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë”, tha Kos.
Nga Brukseli, në një konferencë për shtyp kryeministri Rama komentoi hapjen e grupkapitullit 6 për marrëdhëniet me jashtë. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka asnjë kapitull apo paragraf të lehtë me BE, ndërsa theksoi edhe njëherë synimin për të hapur të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025.
“Nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm, me një bashkëpunim të ngushtë dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit, ne presim siç e kam thënë që ti hapim grupkapitujt, por në të njëjtën kohë s’po gënjejmë veten se kjo ka për të qenë punë e vështirë dhe ne duhet të përmirësojmë çdo hap. Jo vetëm të këmbëngulim në atë që themi, por edhe të përmirësojmë atë që bëjmë. E vlerësoj shumë këtë proces, se sikundër komisonerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin të rritet, të piqet të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo tjetër. Kur i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon. Për këtë grukapitull nuk është fort i vështirë, se Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE sa i përket diplomacisë, sigurisë. Edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash. E kemi bërë të qartë, ne duam të martohemi me BE, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim pas, ka vetëm rrugë para dhe ne duhet t’i japim shqiptarëve atë çfarë po presim që nuk besoj të jetë diçka që po presim me dekada, por me shekuj. Po sjell një fjali të poetit kombëtar, që ka shkrujtur që për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon, në perëndim”, tha Rama.
Në konferencën për median pas Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e grup-kapitullit të 6, kryeministri Edi Rama nënvizoi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe tregoi objektivat që ka ndarë me presidencën Hungareze dhe BE-në.
“Nuk ka dyshim që një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj decade. Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur. Është thelbësore për ne që të mos harrojmë dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave. Dhe ky parim për ne është shumë I rëndësishëm dhe do na ndihmojmë të bëjmë detyrat e shtëpisë aq mirë sa mundet për hatrin tonë, tha Rama.
Shqipëria hapi negociatat për një tjetër grupkapitull atë të ‘Marrëdhënieve me jashtë’. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, falë angazhimit të Hungarisë dhe presidencës së saj.
Szijjártó nënvizoi se Shqipëria ka bërë më shumë përparim në 2 muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara, duke hapur dy grupkapituj të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
"Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje si për ne, gjithashtu edhe hapjen zonës Schengen me dy vende të tjera, në mënyrë që të shpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë. Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur, i detyrohemi një farë respekti këtyre vende dhe ky proces i ka patur datat e shtyra në mënyrë konstante dhe nuk ishte asgjë tjetër përveçse bllokimit që prej gati 15 vite nuk kemi parë as marrjen e masave as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit. Do donim që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit për Shqipërinë. Që nga viti 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën, në 2014 mori statusin e vendit kandidat dhe në 2022 nisën negociatat. Themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit në konferencën hungareze, kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Po e hapim këtë grup kapitull në mënyrë që Shqipëria të ecë para, pasi Shqipëria është vend i NATO, është pjesë e Këshillit të Sigurimit. Ky grupkapituill është i rëndësishëm për t’u hapur. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë", tha Szijjártó.
Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.
Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE.
Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teka mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet me jashtë’ është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha Rama.