Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, tha se qeveria do të formësojë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ZH me bashkimin e të gjitha agjensive në një të vetme.
“Së shpejti do të kemi reformën e agjensisë, do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse të pasurit e agjensive të veçanta nuk e ka ndihmuar procesin dhe ka sjellë më tepër telashe. Tani kemi një ide të qartë dhe të mirë se si të formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ZH me bashkimin e të gjitha agjensive në 1. Do ta mbyll këtë proces shumë shpejt. Dua të falenderoj të gjithë partnerët. Tani ne kemi një ide të qartë si ta formësojmë agjenicnë e pasurive të paluajtshme nga A-ja te Zh-ja. Kemi bekimin dhe mallkimin mbi kokë, Bashkimi Europian që na thotë se këtu se keni dalë mirë dhe këtu keni dal keq" tha Rama
Lajmi kryesor:
Tirana mirëpret konferencën rajonale për digjitalizimin dhe integrimin europian,Rama: Teknologjia është bekim, çështja e pronave kërkon kompromise të vështira









