Intelekti i Stalinit/ Pse edhe udhëheqësit e lexuar shndërrohen në diktatorë gjakatarë?

Intelekti i Stalinit/ Pse edhe udhëheqësit e lexuar shndërrohen në diktatorë gjakatarë?

Lidhja midis një diktatori që vret mijëra apo miliona njerëz, dhe leximit apo shkrimit të librave është e habitshme, por s’ka asnjë padyshim që ajo ekziston. Kështu Mao Ce Duniishte një praktikues shumë i vlerësuar i poezisë tradicionale kineze. Libri kryesor i Hitlerit “Mein Kampf” (Lufta ime) lexohej gjerësisht, dhe ishte një adhurues i tregimeve të Karl Mej mbi Perëndimin e Egër (Wild West). Dhe Stalini, siç e tregon Xhefri Roberts në librin e tij të fundit, i merrte librat të paktën po aq seriozisht sa edhe spastrimin e armiqve të tij, realë dhe imagjinarë.

Ndonëse mund të pyesim veten nëse Enver Hoxha dhe Kim Il-sung, i kanë shkruar vërtet veprat e tyre voluminoze mbi teorinë marksiste-leniniste, për të cilat ata vlerësohen, nuk ka dyshim se Stalini gjente kohën të lexonte edhe duke drejtuar Bashkimin Sovjetik, madje edhe në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Këtu mund të përmendim librat tij si “Materializmi dialektik dhe historik”, “Marksizmi dhe çështja kombëtare dhe koloniale” dhe Bazat e Leninizmit”. Nga fundi i jetës, Stalini u fokusua më shumë në botimin e veprave të tij të mbledhura, të cilat përfshinin fjalime, ese dhe artikujt në media.

Ato arritën në 16 vëllime, me një tirazh që arriti në gjysmë milioni kopje. Trembëdhjetë  prej tyre u botuan para vdekjes së tij, pas së cilës projekti u braktis. Por Stalini ishte edhe një një lexues i madh. Libri i Roberts nis me një analizë të bibliotekës personale që la pas Stalini, eshpërndara midis daçave (vilave) dhe zyrave të tij të ndryshme. Ai përfshinte rreth 25.000 vëllime, që mbulonin një gamë të gjerë temash duke përfshirë marksizmin, historinë politike dhe ushtarake, ekonominë, biografitë dhe veprat klasike të letërsisë ruse.

Disa libra të mbijetuar janë gjetur së fundmi në arkiva, dhe po studiohen nga studiuesit qëjanë të interesuar të kuptojnë çfarë kishte në mendje diktatori. Por analiza e tij nuk është e thatë. Përkundrazi, Roberts përshkruan në detaje gjithë jetën e Stalinit, dhe na tregon se si leximi i tij ka diktuar veprimet e tij. Ishin librat, ato që e transformuan studentin e shkathët të seminarit fetar, në një revolucionar të egër, të gatshëm të sakrifikonte familjen, miqtë dhe një gamë të gjerë armiqsh – kapitalistë, kulakë, kolegë bolshevikë, imperialistë, trockistë, dhe miliona qytetarë të thjeshtë sovjetikë – në altarin e dogmave të tij të ngurta.

Por ai nuk ishte bibliofil i respektueshëm. I shkruante shpesh komentet e tij kritike nëpër faqet e librave, me të njëjtin stilolaps blu që përdorte për të nënshkruar urdhrat e ekzekutimeve apo traktatet fillestare.

Shenjat e yndyrshme të gishtave që ai la në librat e huazuar nga Maksim Gorki, frymëzuan poezinë e famshme të Osip Mandelshtamit mbi “gishtat e dhjamosura” të “malësorit të Kremlinit” me “mustaqe karabushi”, një fyerje që do të garantonte vdekjen e tij në Gulag. Në rininë e tij, Stalini ishte vetë një poet relativisht i njohur. Ai shkroi tekste romantike patriotike në gjuhën e tij të lindjes, gjeorgjisht, përpara se politika të fillonte t’i thithteenergjitë kryesore.

Si një sundimtar i plotfuqishëm, ai ishte shumë arbitrar në trajtimin që u rezervoi shkrimtarëve, duke urdhëruar vrasjen e bolshevikëve besnikë, por gjithsesi hera-herës kritikë ndaj tij si Majakovski, dhe ndoshta edhe Gorkit, por duke mbrojtur antikomunistë si Bulgakov dhe Pasternak. Këtë të fundit e mbrojti nga persekutimi me fjalët:”Lëreni rehat këtëëndërrimtar të mjerë!”.

Roberts e thekson gjatë gjithë kohës, se Stalini ishte një intelektual, besimi i fortë i të cilit tekmarksizmi, bazohej tek një studim i thelluar mbi këtë temë, dhe se sado mizore, cinike dhe të gabuara që ishin, veprimet e tij buronin nga bindja se ai po ndërtonte shtetin e parë socialist në botë, i cili do të ishte një model për pjesën tjetër të njerëzimit.

Duke këmbëngulur në seriozitetin e Stalinit, dhe besimin e tij të thellë tek marksizmi imodifikuar nga Lenini, dhe përvoja e revolucionit në Rusi, Roberts ndoshta e minimizon koston e frikshme të vuajtjeve njerëzore. Për pasojë, mund të duket sikur ky libër i anashkalon tmerret që përjetoi shoqëria sovjetike.Për të mos përmendur gabimet serioze, për të cilat Stalini ishte personalisht përgjegjës,përfshirë mosbesimin se aleati i tij, Hitleri, do ta sulmonte atë, derisa në momentin kur kjo gjë ndodhi vërtet.

Biblioteka e Stalinit, e zbeh disi imazhin tonë të një vrasësi paranojak, të interesuar vetëm për pushtetin, drejt një imazhi më të nuancuar – por edhe më të frikshëm – të një mendimtari të thellë, që ishte i përgatitur t’i shndërronte idetë e tij në plumba, për të kositur ata që mendonin ndryshe. Ndërsa bota pret me ankth të shohë nëse një sundimtar tjetër i pamëshirshëm rus, dhe me një qëllim të ngjashëm, do të hyjë në luftë, në kuadër të përpjekjeve të tij për të rindërtuar shtetin e Stalinit. Por ky libër jo shumë i gjatë por tepër domethënës, na ofron një leksion tëmadh:pak dije mund të jetë një gjë e rrezikshme për një njeri, por dhe shumë dije mund të bëjnë ndonjëherë po aq dëme./Bota.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taso: 12/02/2022 03:44

    Sidomos keto qe mbajme mustaqe dhe mjekerra jane me plehrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?