Inter dhe Milan duan stadium të ri, kryetari i bashkisë del kundër: San Siro është monument i futbollit

Inter dhe Milan duan stadium të ri, kryetari i bashkisë del kundër: San Siro është monument i futbollit

Prej një viti në Itali dhe më konkretisht në Milano po bisedohet intensivisht për stadiumin legjendar ‘San Siro’, i cili nuk përmbush kërkesat e klubeve si Inter dhe Milan për të patur atë sa më funksional në mënyrë që të maksimizohen të ardhurat.

Për këtë arsye më herët është thënë se dy klubet e Milanos, Inter dhe Milan, kanë rënë dakord për prishjen e tij dhe ndërtimin e një impanti të ri në vendin ku aktualisht ndodhet parkingu i San Siro-s. I gjithë projekti pavarësisht se është në letër është llogaritur të përfundojë në vitin 2026. Gjithsesi kryetari i bashkisë së Milano-s nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka shprehur qartësisht qëndrimin kundër ndërtimit të stadiumit të ri. Beppe Sala ka shkruar:

“Pozicioni im për San Siro-n dhe për stadium e në Milano ka qenë gjithmonë i qartë. Për mua, San Siro është historia e futbollit, është një monument i Milanos dhe për këtë arsye duhet të fillojmë nga këtu.

Por gjithsesi si kryetar i bashkisë kam për detyrë të dëgjoj propozimet e klubeve dhe në çdo rast të zbatoj rregullat. E tillë do të jetë e gjithë politika e Milanos që tani do të takohet me përfaqësuesit e të dy klubeve për të filluar procesin e njohjes dhe thellimit të projektit nga Këshilli Bashkiak, me qëllim që të lejojë dhomën të shprehë mendimin e saj për këtë çështje.”

Sipas projektit, stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendësh, 20 mijë më pak se ‘San Siro’ dhe do të kushtojë 700 mln euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)