Inter refuzon ofertën e Man United për Vecino-s, 'djajtë' kërkojnë rikthimin e Tevez pas 11 vitesh

Inter refuzon ofertën e Man United për Vecino-s, 'djajtë' kërkojnë rikthimin e Tevez pas 11 vitesh

E përqendruar mjaft në merkato vijon edhe Manchester United. Sipas burimeve në Angli ‘djajtë’ kanë provuar për shërbimet e mesfushorit të Interit Matias Vecino, por formula e huazimit nuk është pëlqyer nga zikaltërit të cilët e kanë kthyer mbrapsht këtë ofertë.

Sakaq raportohet se ekipi i drejtuar nga Solskjaer mund të kthejë në ‘Old Traford’ pas 11 vjetësh sulmuesin Carlos Tevez. Sipas gazetës italiane Tuttosport për argjentinasin është kërkuar një huazim 6-mujor nga Boca Junior, ndërsa në vijim pritet edhe përgjigjja. Një pikëpyetje e madhe për këtë lëvizje është mosha e futbollistit i cili aktualisht është 35 vjeç.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion