Të njëjtën tendencë në rënie ndoqën edhe bonot me maturim 6-mujor, që u emetuan me një normë interesi 5.79%, nga 5.94% që ishte në ankandin e mëparshëm. Në dy ankandet e zhvilluara dje qeveria kërkoi një vlerë totale borxhi prej 12 miliardë lekësh, afro 86 milionë euro, ndërsa oferta për financim ishte në total rreth 19 miliardë lekë.
Ulja në nivele rekord e interesave të bonove duhet të sjellë përfitime për një pjesë të madhe të debitorëve të sistemit bankar, që e kanë kredinë në lekë të ndërtuar mbi ecurinë e interesit të bonove.
Ndërkohë, bankat, që ndihen mjaft të sigurta për sa i takon likuditetit, gjatë muajve të fundit po ulin interesat e depozitave në lekë. Kjo krijon hapësira për të ofruar interesa më të ulëta për blerjen e borxhit publik.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)