Inter-Genoa ngre siparin e Seria A, Paris SG nuk pyet as për Brest! Me pikë të plota pas 3 javësh

Kampionati i huaj më i dashur për shqiptarët, Seria A, do të nisë sot sezonin e ri me kampionët në fuqi, Interin, që në orën 18:30 do të pres në ‘San Siro’ Genoa-n. Zikaltërit kanë kaluar një verë me shumë ndryshime në merkato dhe për shumë specialistë do ta kenë të vështirë të ruajë titullin, në një kohë kur Juventus ka rikthyer në stol Allegrin. Për më tepër Inter ka humbur edhe trajnerin Conte, që është zëvendësuar me Inzaghin, i cili pati 5 vite të sukseshme me Lazio-n.

Përveç Inter-Genoa, po sot do të luhen edhe 3 sfida të tjera për javën e parë. Verona do të presë Sassuolon, Lazio shkon në transfertën e Empolit, ndërsa Torino sfidon Atalanta-n, që vjet u rendit në vendin e tretë në Seria A.

Me shumë interes pritet edhe Milani, që pas shumë vitesh u ruikthye në Champions League. ‘Djalli’ që ende shpreson shumë nga merkato, pasi po tenton blerjen e Bakayoko-s dhe Berardit, luan të hënën ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sampdorias në transfertë. Padyshim që kuriozitetin këtë vit Seria A do t’ia shtojë Jose Mourinho, trajneri që në verë mori drejtimin e Romës.

Përsa i përket tifozëve ekspertët në Itali kanë vendosur që stadiumet të mbushen në kapacitetin 50%, ndërsa çdokush prej tyre duhet të jetë i vaksinuar.

Ndërkohë në Francë Ligue 1 ka nisur javën e tretë të kampionatit me Paris SG që ka marrë një fitoren 2-4 kundër Brest. Edhe pse në letër parisinët nuk duhet të hasnin vështirësi fusha tregoi të kundërtën. Vetëm goli i Di Marias në minutën e 90 që vulosi shifrat kheu qetësinë te skuadra e Pochetinos.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës

Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës