Interi arriti të sigurojë 3 pikëshin ndaj Rapidit pas një loje të shkëlqyer të realizuar në Vienë. Ndeshja u luajt në Allianz Stadion ku shumë nga opinion publik hamendonin se skuadra nuk do ia dilte pa ndihmët e Mauro Icardit.
Zikaltërit nuk e vërejtën në asnjë moment mungesën e Icardit por përkundrasi luajtën një lojë të shkëlqyer me plot raste për të shënuar.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Interit pasi, një ndërhyrje ndaj Lautaro Martinezin bëri që gjyqtari të akordonte penalti. Ishte po argjentinasi ai që ekzekutoi nga pika e bardhë duke shënuar pa vështirësi
Në pjesën e dytë vendasit sulmuan më shumë, duke vënë në vështirësi dy herë Handanovicin. Pas kësaj fitore Interi ka një përparësi të madhe ndaj Rapidit të Vjenës pasi i mjafton ehe një baraxim që të kualifikohet për më tej.