Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Davide Frattesi kalon Interin në epërsi

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në 'Friuli', aty ku vendasit e Udineses u mposhtën 2-3 nga Interi. Në 18:00 luhet Genoa - Juventus me dyer të mbyllura për tifozët, ndërsa në 20:45 Bologna pret Atalantën.

Në 'Friuli', Udinese u mposht 2-3 nga Interi kampion në fuqi. Zikaltërit u kthyen te tri pikët duke bërë autokritikë dhe harruar humbjen në derbin me Milanin (1-2) një javë më parë. Vetëm 43 sekonda iu deshën Frattesit për të kaluar miqtë në epërsi, ndërsa Kabasele shënoi në minutën e 35-të. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni nga e majta dhe një "ping-pongu" në zonë, Lautaro shënoi golin e dytë për Interin duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.

Me fillimin e pjesës së dytë sërish Lautaro e nisi aty ku e mbylli, duke shënuar golin e tretë për Interin dhe dopietën personale në minutën e 47-të. Lucca shkurtoi për miqtë në minutën e 83, ndërsa nuk pati më kohë për ndryshime në rezultat. Vlen për t'u theksuar se Lautaro shënoi golat e parë sezonal, duke u zhbllokuar.

Serie A, raundi 6:

15:00 Udinese 2-3 Inter

18:00 Genoa - Juventus

20:45 Bologna - Atalanta

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump