Përfundon me fitore (4-3) miqësorja e parafundit parasezonale e Interit. Në fushën e Salzburgut, një gol i Sensit vendosi në minutën e fundit të një ndeshje të karakterizuar nga reshjet e shiut dhe debutimi për tu harruar nga portieri i ri Sommer i cili pësoi 3 gola.
Vendasit humbën dy gola, një i goditur lart nga Konaté (i cili gjithsesi shënoi dy herë) dhe një jashtë nga Simiç, por Nerazzurrët lanë një përshtypje të mirë me mënyrën se si e mbajtën fushën kundër një kundërshtari , i cili është goxha para në aspektin fizik para sezonal.
Goli i fitores u shënua nga Stefano Sensi pak minuta para fërshëllimës se arbitrit pas një super asistimi nga lojtari i kombëtares Asllani i cili u fut si zëvendësues.