Interi harron të fitojë, Liverpool
dhe United avancojnë në FA Cup

Interi harron të fitojë, Liverpool<br />dhe United avancojnë në FA Cup<br>
Interi harron të fitojë. Zikaltërit kanë 5 ndeshje pa fitore pasi kanë barazuar në ndeshjen e javës së 20-të ndaj Fiorentinës. Përballja e luajtur në Firenze përfundoi në barazim 1-1 me skuadrat që ndanë nga një pikë pavarësisht se ishte Fiorentina ajo që dominoi më shumë. Interi shënoi i pari me kapitenin Icardi.

Në minutën e 55-të Mauro Icardi në tentativën e dytë e dërgon topin në rrjetë duke mposhtur Sportiellon. U duk sikur skuadra e Spalletit do rikthehej tek fitorja por Fiorentina do të arrinte barazimin e merituar në minutën e parë shtesë pra në të 91-tën me sulmuesin Giovani Simeone që nga brenda zonës mposht Handanovic. Fiorentina-Inter mbyllet 1-1 me Interin që nuk di më të fitojë, megjithëse mbetet në vend të tretë.

Në Angli Manchester United dhe Liverpool kanë kaluar më tej në FA Cup jo pa vështirësi. United ka fituar në raundin e 1/32 ndaj Derby Country 2-0 por golat janë shënuar vetëm në fund nga Lingard dhe Lukaku. Ndërsa Liverpool ka vuajtur në derbin me Evertonin duke fituar 2-1. Milner shënoi golin e parë për Liverpool ndërsa Sigurdsson barazoi në minutën e 68-të dhe golin e fitores e shënoi në debutim mbrojtësi Van Dijk 7 minuta nga fundi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin