Interi kërkon 'Dorezën e Artë' për portën

Interi kërkon 'Dorezën e Artë' për portën

Emiliano Martinez

Interi ka bërë ofertë për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez. Zikaltërit shpresojnë të zëvendësojnë Andre Onanën, megjithëse do duhet të dyfishojnë ofertën e tyre fillestare.

Kamerunasi ishte titullar te Interi, duke lënë pas Handanovic që më pas u largua. Sipas Fabrizio Romano, dy portierët e tjerë që Interi kërkon për të mbushur boshllëkun e lënë nga Onana janë Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Anatoliy Trubin (Shakhtar Donetsk).

Me drejtuesit e Interit që nuk po bindin dot dy emrat e mësipërm, në skenë ka dalë Emiliano Martinez. "Doreza e Artë" në Botërorin e Katarit 2022 me Argjentinën, "Dibu" duket se është futur në radarin e zikaltërve. Në Argjentinë janë të sigurt se Aston Villa do bindet për ofertën e duhur, me Martinez që ka mundësi të luajë në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës