Interi poker ndaj Cagliari-t në Kupë, Lazio-Napoli çifti i parë çerekfinalist (VIDEO)

Interi fiton me poker ndaj Cagliarit dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltërit mposhtën 4-1 në “San Siro” ekipin nga Sardenja ku ai që shkëlqeu ishte Lukaku. Zikaltërit kaluan në avantazh që pas 22 sekondash kur rrjetën e tundi sulmuesi belg që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike. Dyfishimi erdhi nga mesfushori Borja Valero në minutën e 22-të ndërsa rezultati u “blindua” në fillimin e pjesës së dytë ku Lukaku shënoi golin e tretë të takimit dhe të dytin personal. Oliva ngushtoi diferencën për Cagliarin por Ranocchia me kokë vulosi fitoren e djemve të Contes. Në çerekfinale Interi pret fituesen e duelit Fiorentina-Atalanta.

Çifti i parë çerekfinalist i përcaktuar tashmë është Lazio-Napoli. Lazio bëri rrotacion ndaj Cremoneses por e mundi 4-0 me golat e Patric, Parolo, Immobile me penallti dhe Quissanga. Bardhekaltërit vijojnë momentin fantastik  edhe në Kupë. 

Ndërsa Napoli me Hysajn në formacion likuidoi Perugian duke e mposhtur 2-0. Të dy golat u shënuan me penallti dhe të dy nga Lorenzo Insigne./ Përgatiti Andi Kapxhiu/

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’