Në stadiumin 'Giuseppe Sinigaglia' vendasit e Comos u përmbysën 3-4 nga Interi. Miqtë e drejtuar nga Cristian Chivu siguruan tri pikë me shumë peshë dhe janë pranë titullit të 21-të kampion në Serie A. Ndeshja nisi më mirë për Comon e cila kaloi në epërsi me golin e Alex Gomez Valle pas 36 minutave lojë. Nico Paz shënoi golin e dytë për djemtë e Fabregas në minutën e 45-të, por fundi i fraksionit të parë ishte dramatik, pasi Marcus Thuram shkurtoi shifrat në 2-1 vetëm disa sekonda pas golit të Paz.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para dhe Interi barazoi rezultatin për 2-2 sërish me golin e Marcus Thuram (49'). Ky gol u shërbeu miqve për të mbledhur veten dhe treguar bagazhin sportiv në fushë, aq sa në minutat 58-të dhe 72 gjetën dy gola të tjerë me një autor, Denzel Dumfries. 11 metërshi i saktë i Lucas Da Cunha në minutën e 89-të shkurtoi shifrat për 3-4, por Interi mori tri pikë shumë të rëndësishme për titullin kampion.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'prek' titullin kampion në Serie A, përmbys 3-4 Comon! Napoli ndalet nga Parma, tri pikë për Bolognan dhe Genoan


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 14 Prill, 11:13

    Samiti i Diasporës, mendoni se është bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë?