Në 'Ennio Tardini' Parma ndali 1-1 në barazim Napolin duke 'i dhënë' trofeun e Serie A Interit. Kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, nuk e kishte forcën për të marrë tri pikë në një fushë shumë të vështirë. Parma kaloi në epërsi 'që nga tuneli', kjo pasi Gabriel Strefezza shënoi pas asistit të Elphege pas disa sekondave lojë. Në minutën e 60-të i përhershmi Scott McTominay barazoi shifrat për 1-1. Me këtë pikë Napoli mbetet në vendin e dytë të Serie A, nëntë pikë pas Interit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'prek' titullin kampion në Serie A, përmbys 3-4 Comon! Napoli ndalet nga Parma, tri pikë për Bolognan dhe Genoan








