Interi është zjarr që në start dhe bën festë në “San Siro”. Zikaltërit e Antonio Contes mposhtin në debutim Lecce-n 4-0 ku tre janë supergola dhe marrin kryesimin e Serisë A. Përpara 65 mijë tifozëve për Interin ka qënë gjithçka e thjeshtë dhe fitorja arkivohet në harkun e 3 minutave. Marcelo Brozovic dhe Sensi me dy gola fantastik mes minutave 21 dhe 23 e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Në fraksionin e dytë vijnë edhe dy golat e tjerë. Në minutën e 60-të bën festë edhe Lukaku që shënon në debutim.Pokerin e kompleton Antonio Candreva që duket sikur është rinuar dhe shënon një gol të pabesueshëm duke mbyllur llogaritë Inter 4 e Lecce 0.
Antonio Conte pas ndeshjes ka komplimentuar të gjithë duke thënë se :” Ishim të gjithë të zotë. Unë jap 300% për ekipin dhe bëhem tifoz i parë i skuadrës. Duhet të mos mbetet thjesht një shkëndijë por duhet të jemi “dinamit”. Lukaku është një gjigand që do na shërbejë shumë” e mbyll tekniku. Takimi i radhës është të dielën ndaj Cagliarit ku zikaltërit do kërkojnë sërish fitoren../Përgatiti Andi Kapxhiu/