Të rinjtë janë ata, që shpenzojnë më shumë kohë për të qëndruar në internet, të paktën kështu është konstatuar deri më tani. Duket sikur në internet mbizotërojnë më shumë të rinjtë e të rejat, sesa moshat më të mëdha.

Mirëpo në muajin janar të këtij viti është parë një rritje e madhe e përdoruesve të internetit mbi 50 vjeç duke hedhur poshtë tezën e të gjithve se të rinjtë dominojnë në web.

Eshtë vërtetuar një rritje e madhe e përdoruesve “mbi 55” dhe përkatësisht 17% tek meshkujt dhe 22% femrat.

Të paktën 29.6 milion njerëz hyjnë online të paktën njëherë në ditë nga zyrat e tyre apo shtëpitë dhe këtu bëhet fjalë për moshat e mesme, të cilat sipas shifrave e kanë rritur praninë e tyre në web.

(ad.ti/shqiptarja.com)