1769287185_ilirmetaparaburgim.jpg

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas interpelancës së zhvilluar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Teksa Lamallarit i drejtohet si ‘Diella’, Meta shkruan se në qendrën e paraburgimit ‘Jordan Misja’ dritat kanë ikur 42 herë vetëm dje, ujë ka vetëm 3 orë në ditë, të burgosurit vdesin në izolim nga mungesa e shërbimit shëndetësor dhe gardianët nuk marrin shpërblime për punën jashtë orarit.

“Dëgjova "Diellën" e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV "Jordan Misja", jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di "Diella" e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di "Diella" e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç'mund të presësh nga "Diellat"?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t'u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV "Jordan Misja" për lirinë e fjalës”, shkruan Ilir Meta.

 


Lajmi kryesor:

Blushi-ministrit të Drejtësisë: Meta trajtohet në mënyrë çnjerëzore! Lamallari: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ai trajtohet njësoj me të paraburgosurit e tjerë