Interpelanca/ Deputeti Lefter Maliqi i kërkon llogari Gjonajt për 'Burgjet' që drejtoi vetë

Interpelanca/ Deputeti Lefter Maliqi i kërkon llogari Gjonajt për 'Burgjet' që drejtoi vetë

Lefter Maliqi

TIRANE- Opozita e re parlamentare kërkon interpelancën e dytë brenda një jave me ministrat e Edi Ramës.

Lefter Maliqi, deputet i opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje.

Maliqi para se të pranonte mandatin e deputetit ka qenë zv/ drejtor i përgjithshëm i Burgjeve prej 2017, ndërsa pas betimit në Kuvend tashmë kërkon llogari për testimet e policisë së burgjeve, prokurimet, korrupsionin, konfliktin e interesit dhe problemet e tjera në sistemin penitenciar.

Lefter Maliqi nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e asnjërit prej dy grupeve parlamentare nga opozita e re duke qenë i pavarur. Kjo është interpelanca e dytë që opozita e re kërkon, pasi në seancën e djeshme ishte Sandër Lleshaj që dha shpjegime para Ralf Gjonit dhe Myslim Murrizit për grabitjen në Rinas.

Në vitin 2017 ai ishte në listat e PD si kandidat në Berat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar me PS. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat shumica e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga opozita e vjetër, i erdhi radha në listë dhe ai pranoi që të merrte mandatin.

Kërkesa e Lefter Maliqit për interpelancë me Ministren e Drejtësisë

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja