Manastirliu: Në mars hapet portali 'Mjekë për Shqipërinë'

Manastirliu: Në mars hapet portali 'Mjekë për Shqipërinë'

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar gjatë interpelancës me mjekët specializantë, se brenda muajit Mars do të hapet portali “Mjekë për Shqipërinë”, një hapësirë ku mjekët do të kenë informacionin e duhur për vendet vakante, për t’u punësuar mbi bazë merite, me konkurse transparente.

 “Vetëm gjatë muajit Janar kanë aplikuar 103 mjekë dhe janë punësuar 66 prej tyre në qendrat shëndetësore nga veriu në jug. Është e rendësishme për të theksuar se mënyra si po afrojmë mjekët e rinj dhe po bëjmë procesin transparent duhet përmirësur më tej. Ndaj brenda muajit mars do të ndërtojmë portalin “Mjekë për Shqipërinë” që mjekët të kenë informacion për vendet vakante në sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë interpelancës të drejtpërdrejtë me mjekët e rinj specializantë, ministrja Manastirliu u shpreh  se të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake do të pajisen me mjekë dhe infermierë sipas nevojave.

 “Prej 6 muajsh kemi nisur një procedurë për plotësimin e gjitha vendeve vakante në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake me mjekë specializantë. Përfundimi i këtij cikli specializimesh do të na sjellë rreth 300 specialistë të rinj, që qoftë me kontrata me MSHMS qoftë kuota të lira do të punësohen vlerësuar sipas nevojave. Kontratat e specializantë prej dy vitesh lidhen direkt me Ministrinë e Shëndetsisë duke marrë për bazë nevojat për mjekë kudo në rrethe,” u shpreh Manastirliu.

Manastirliu theksoi se specializantët që kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ushtruar profesionin e mjekut specialist duhet të përfundojnë detyrimin kohor të 3 viteve siç është përcaktuar edhe në kontratë në spitalin rajonal apo bashkiak ku janë caktuar.

“Zbatimi i kontratës është detyrim. Sa i përket specializantëve që nuk kanë kontratë, do të vlerësohen rast pas rasti, sipas specialitetit të mjekut apo nevojës që kanë spitalet, për të vlerësuar mundësinë e lëvizjes. Ka një dinamikë në organizimin e sistemin shëndetësor. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor është duke funksionuar dhe marrë kompetencat e veta, dhe do të shërbejë dhe për levizjen e mjekëve” tha ministrja.

Transferimet nga njëri spital në tjetrin do të bëhet bazuar në nevojat që sistemi ka dhe pritshmëritë që kanë qytetarët për të marrë shërbime afër vendbanimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik