Durrës- Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, pas verifikimeve nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania.
Ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në vendin e tij.
I ndaluari është M.W., banues në Gjermani, teksa kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale "trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitetet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.
“Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç”, sqaroi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale "falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "falsifikimi i dokumenteve". Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit në Gjermani.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
Durrës/ Aksidentoi për vdekje të moshuarën, vihet në pranga 61-vjeçari
21 Nëntor, 11:53
-
Moti i keq/ Lundrimi për peshkarexhat i pezulluar edhe në Durrës
21 Nëntor, 10:16
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20-vjeçari, nesër festonte datëlindjen
18 Nëntor, 08:41