TIRANE- Ai është 66-vjeç dhe vijon të qëndrojë i fortë pas shumë problemeve dhe halleve që ka pasur në jetë. Edhe pse i dalë në pension, Shpëtim Ferhati, babai i Genc Ferhatit, (ky i fundit një nga emrat që ka mbetur “mit” dhe që ka bërë bujë për policinë dhe prokurorinë disa vite më parë), vijon të punojë pa asnjë problem tek servisi i tij. Me profesion thotë se është mekanik dhe këtë punë ka bërë gjithë jetën, duke mos i bërë asnjë personi keq.
Problemet e të birit, Gencit dhe qëndrimi i gjatë në burg i tij e kanë lodhur, por nuk e kanë dorëzuar. 66-vjeçari punon çdo ditë në servisin e tij dhe me të qeshur tregon se punonte dhe me orar të zgjatur, por pas ndërprerjes së energjisë elektrike, tashmë i duhet të punojë me “dritën” e rrezeve të diellit. Shpëtim Ferhati, tregon se nuk ka folur asnjëherë në media rreth problemeve të familjes së tij, dhe se kjo intervistë është e para, kjo pasi ndihet i mashtruar dhe aq më tepër akoma, i biri Genc Ferhati është arrestuar sërisht nga prokuroria për akuzë të re, si ajo e gjobëvënies ndaj shokut të tij, Julian Bregu.
Bashkë me të është dhe gruaja e Gencit, e cila njëlloj si i shoqi në burg, i është përkushtuar besimit islam. I moshuari, shprehet se 12 mijë e 600 euro dhe 3 mijë dollarë, ia ka dhënë shtetasit Julian Bregu, pasi ky i fundit ia kishte kërkuar, duke shfrytëzuar dhe njohjen personale me të birin e tij. Ferati shton se deklaratat noteriale janë bërë tek noteria Mirka Papa, e cila është vjehrra e Julian Bregut.
Sipas tij, nëse Bregu do kishte presione apo kërcënime nga Genci, atëherë pse deklaratat duhet të kryheshin tek noterja Papa, e zgjedhur nga vetë Bregu dhe jo nga Genci apo shokët e tij?. “…Para kësaj notere, Bregu ka rënë dakort që të më shlyejë borxhin e mësipërm deri në muajin tetor 2016…”-shprehet Shpëtim Ferhati.
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58.1%
-
Investigimet
20.8%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2447
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31