INTERVISTA/ Blerina Osmani:
Sfidat e artit koreografik në Shqipëri

INTERVISTA/ Blerina Osmani:<br />Sfidat e artit koreografik në Shqipëri
TIRANE- Drejtorja e Shkollës së Mesme Kombëtare të Baletit, Blerina Osmani, arriti të finalizonte mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit Mbrëmjen Gala me talentet që sipas saj “shkolla do t’ia dhurojë së shpejti këtij institucioni”.

Balerinët e rinj kanë shpalosuar energjitë e tyre interpretuese duke u ballafaquar me skenën dhe reagimin e publikut. Nuk munguan duartrokitjet, ndërsa para këtij koncerti dretorja Blerina Osmani ka rrëfyer për shfaqjen dhe talentet e ardhshëm të baletit shqiptar që shpresohet të vijnë nga kjo shkollë dhe për sfidat e artit koreografik në Shqipëri. Ajo rrëfen ndër të tjera përpjekjet e saj jo vetëm si drejtuese, por edhe si koreografe se si do vijojë traditën e  themeluesve të Shkollës së Baletit si Ganimet Vendreshi, Zoica Haxho, Besim Vorpsi, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu, etj.
 
Zonja Arbana, cili ka qenë synimi i ngjitjes së një spektakli me studentët e baletit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit?
Synimi im është që vlerat më të mira artistike të nxënësve, mësuesve dhe strategjisë pedagogjike dhe artistike të shkollës të prekin skenën. Me anë të një programi të larmishëm nga pjesë të ndryshme të repertorit klasik botëror, do të vijnë në skenë interpretime mjaft premtuese dhe të nivelit të lartë artistik, çka në vetvete është edhe synimi i kësaj mbrëmjeje.

Nxënësi ndërgjegjësohet se ballafaqimi me skenën është treguesi më i mirë i punës së tyre dhe se përsosmëria nuk njeh kufij. Gala Koncert synon të njerrë në pah dhe të vizualizojë individë me të dhëna të spikatura, të cilët në të ardhmen do të jenë vazhdimësia e solistëve të trupës së baletit kombëtar.
 
Pse mendoni se kjo Mbrëmje Gala është pikërisht rruga e duhur që studentë të vijnë si protaginistë në Teatrin e Operës dhe Baletit Kombëtar?
Sepse nuk një kohë tjetër, tani është momenti. Ju e dini se nuk ka shkollë të Lartë për balerin. Pra me 8 vjet shkollë balerinët duhet patjetër që të jenë të aftë të ngjiten në skenë dhe të demostrojnë atë që kërkon skena. Kjo është edhe sfida jonë, për të cilën përpiqemi shumë.

Pasi balerintë të rriten, ata do të humbasin konstruktin, sepse ka një moshë të caktuar që të jenë në skenë si balerinë. Kështu që unë dhe stafi i shkollës duke edukuar e përkrahur talentet pëpiqemi që baleti shqiptarë të eci në gjurmët e themeluesve të shkollës së Baletit që i kanë sjellë talente të mëdhaja Shqipërisë, si Ganimet Vendreshi, Zoica Haxho, Besim Vorpsi, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu etj. Pra ne synojmë që të përgatisim për skenën jo thjesht kërcimtarë, por talente. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf